Denoncimi/ Nuk kishte leje lëvizje, Drejtori i Policisë së Beratit dhunon dhe fut në qeli mjekun e urgjencës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.04.2020, 14:03

Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente përsa i përket përhapjes së koronavirusit. I gjithë vendi është izoluar, masat janë drastike dhe bluzat e bardha po luftojnë me armikun e padukshëm në vijën e parë të frontit.

Puna e tyre është e rëndësishme dhe vlerësimi i të gjithë qytetarëve është i madh.

Mirëpo mesa duket ka disa zyrtarë që hija e detyrës nuk i lë të shikojnë punën e palodhur të mjekëve dhe kryejnë veprime absurde mbi ta, në këtë situatë të tillë.

E një denoncim i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Mësohet se Drejtori i policisë së Beratit, ka dhunuar mjekun e urgjencës së spitalit të qytetit Edison Skëndo, specializant në kardiologji.

Skëndo ka qenë duke lëvizur sëbashku me vëllain e tij, kur drejtori i policisë i ka kërkuar autorizimin e lëvizjes. Në debat e sipër, drejtori ka goditur vëllain e mjekut dhe më pas situatea është acaruar edhe më tej.

Qytetari i cili ka bërë edhe denoncimin shprehet se ngjarja ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në prani të shumë dëshmitarëve.

Aktualisht dy vëllezërit ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë Berat.

Denoncimi i plotë:

Drejtori i policisë së Beratit, për të cilin vetëm në kohët e fundit ka pasur disa dëshmi publike për dhunë ndaj punonjësve të policisë, favorizim të bizneseve në dëm të të tjerëve, pak minuta më parë nga dhunuar mjekun e urgjencës Edison Skëndo (specializant në kardiologji). Gjithçka ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në prani të shumë dëshmitarëve. Gjithçka nisi kur vet Drejtori i kërkoi lejen e lëvizjes mjekut Skëndo dhe vëllait të tij. Në debat e sipër, Drejtori ka goditur të vëllanë e mjekut, pastaj situata është thelluar edhe më tej. Aktualisht mjeku dhe i vëllai gjendet brenda ambienteve të DVP Berat. Gjithçka po fshijet nga mediat ose me vonë nuk është çudi që të bëjnë fajtor ata dy djem të mrekullueshëm. Eshte absurd ti kerkosh 1 doktori autorizim pse ka dale nga shtepia, nderkohe qe ata skan nevoj per dicka te tille

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit