Raportohet se mjekë, infermierë e teknikë shëndetësorë kanë ardhur nga Serbia në Kosovë. E ditur bëhet se ata do të shërbejnë në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Këtë kërkesë e ka bërë kryetari i komunës së Graçanicës dhe Ministria e Shëndetësisë së Kosovës po ashtu edhe Ministria të Punëve të Brendshme dhe Administrata Publike kanë dhënë leje që stafi mjekësor nga Serbia të vijë në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur për ‘ gazetën ekspress’:
Nuk është bërë e ditur se sa mjekë, infermierë nga Serbia kanë ardhur në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë nuk ka dhëë detaje për këtë gjë.
Deri më tani në gjithë Kosovën janë shëruar 59 persona nga koronavirusi. Ndërsa tetë veta kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e koronavirusit.
Ata vuanin edhe nga sëmundje të tjera. Thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë edhe në Kosovë. Thirrjet nuk kanë ndalur as për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.