“Të q…. 5G”, holandezët në ‘gjurmët’ e britanikëve, u vënë flakën kullave të sinjalit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.04.2020, 01:18

Episode të pazakonta janë regjistruar në Holandë, ku protestuesit sulmuan disa kulla transmentuese të telefonisë celulare në të gjithë vendin, në kundërshtim të teknologjisë 5G.

Protestuesit iu vunë flakën kullave të transmetimit të rrjetit 5G në qytetet Roterdam, Liessel, Bessd dhe Nuenen, duke i dëmtuar rëndë ato.

Ky zhvillim është cilësuar tejet shqetësues nga autoritetet holandeze.

Protestuesit dyshohet se janë ndikuar nga një prej teorive konspirative më të përfolura të momentit, e cila e cilëson teknologjinë 5G si shkaktare të përhapjes së koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur për mediat holandeze nga Rob Bongelaar, i cili është drejtor i Fondacionit Monet, një agjenci që mbikëqyr vendosjen e kullave të sinjalit dhe që luan rolin e ndërmjetësit midis qeverisë dhe kompanive celulare.

Ai tha:

Operatorët po punojnë maksimalisht për të mirëmbajtur në punë rrjetin celular, gjë e cila kompleksohet shumë në këto ditë të vështira.

Bongelar tha për median De Telegraaf se në një prej kutive të transmetimit që u sulmuan ishin shkruar fjalët "F*ck 5G".

Media holandeze gjithashtu raportoi edhe një incident tjetër në qytetin verior të Groningen, ku tentua t'i vendosej zjarri një antene të rrjetit 5G.

Autoritetet holandezer raportuan se janë regjistruar incidente të shumta te antenat e transmetimit gjatë javës së kaluar, që përfshijnë zjarrvëniet dhe sulmet.

NCTV, agjenci shtetërore që merret me Sigurinë dhe Antiterrorin, deklaroi:

Ky është një zhvillim tejet shqetësues.

Grupe të ndryshme në Holandë kanë kundërshtuar rrjetin 5G, kryesisht për shkak të shqetësimeve të ndryshme shëndetësore, siç është rrezatimi i valëve, që sipas tyre mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Ndërkohë, pak ditë më parë sulme të tilla ndodhen edhe në Britaninë e Madhe, ku u sulmuan disa kulla transmetuese të rrjetit 5G, të cilave iu vu flaka.

Burimi: DW|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit