Italia është vendi i parë në botë, që ka numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi.
Këtë të enjte, autoritetet italiane konfirmuan 610 jetë të humbura, duke e çuar në 18,279 numrin total të viktimave.
Ndërkohë, midis viktimave të koronavirusit në Itali, fatkeqësisht ka edhe shtetas shqiptarë, të cilët jetonin dhe punonin atje.
Së fundmi, disa pamje dramatike janë publikuar në media, ku shihen trupat e shqiptarëve që kanë humbur jetën nga Covid-19, të cilët janë nisur nga porti i Barit drejt Shqipërisë.
Viktimat do të përcillen në banesën e fundit në Shqipëri, duke respektuar edhe protokollin e ceremonisë mortore në një situatë të tillë.
Ende nuk ka një shifër të saktë të numrit të viktimave shqiptare nga Covid-19 në Itali.