Koronavirus/ Ditë e zezë për Belgjikën, 283 jetë të humbura në 24 orët e fundit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.04.2020, 19:49

Belgjika ka regjistruar sot numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi brenda një dite.

Autoritetet belge raportojnë se në 24 orët e fundit humbën jetën 283 persona si pasojë e Covid-119, duke e çuar në 2523 numrin total të viktimave.

Këtë të enjte janë konfirmuar edhe 1580 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 24,983 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Megjithatë, me trendin aktual, numri i pacientëve të shtruar në spital vijon të ulet. Në 24 orët e fundit raportohet se janë shëruar plotësisht 483 pacientë, të cilët kanë lënë ambientet e spitalit.

Në total, 5590 pacientë ndodhen të shtruar në spital, ndërkohë 1285 prej tyre janë në kujdes intensiv.

Qeveria belge njoftoi më herët se do të shtojë një fond prej 150 miliard eurosh, që do t'u shpërndahet të gjithë njerëzve që humbën punën për shkak të krizës së koronavirusit.

Në Belgjikë, masat kufizuese lejojnë njerëzit të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për të blerë ushqime dhe ilaçe, për t'u vizituar në spital, për të ndihmuar dikë në nevojë ose për të shkuar në punë.

Vetëm supermarketet dhe farmacitë qëndrojnë të hapura, ndërsa baret e restorantet lejohen vetëm të ofrojnë ushqim me shërbimin katering.

Që kur u shfaq në Kinë dhjetorin e kaluar, virusi potencialisht vdekjeprurës është përhapur në të paktën 184 vende dhe rajone.

Gati 1.5 milion raste janë raportuar në të gjithë botën, ku më shumë se 89 mijë persona kanë humbur jetën dhe rreth 300 mijë të tjerë janë shëruar.

Burimi: Anadolu Agency|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit