Krimi makabër/ Shqiptari vret vëllanë, e djeg për t’i marrë paratë që kishte sjellë nga Zvicra

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.04.2020, 19:27

Një lajm shumë i rëndë është raportuar sot nga Kosova. E ditur është bërë se është zbuluar një krim shumë i rëndë.

Raportohet se në fshatin Bërnjak të komunës së Rahovecit, vëllai ka vrarë të vëllanë dhe më pas ia ka djegur trupin në oborrin e shtëpisë.

Si raportohet nga mediat në Kosovë, shqiptari ka mashtuar edhe policinë kur i kanë shkuar në shtëpi për të pyetur për zjarrin që kishte ndezur. Dyshohet se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në muajin shkurt. Por vetëm pas rreth dy muajsh shqiptari, ka treguar se ka vrarë dhe djegur trupin e vëllait 64 vjeç.

I vëllai i tij kishte ardhur në muajin shkurt në Kosovë nga Zvicra. Ai është konfiktuar me të vëllain verbalisht dhe më pas fizkisht. Më pas i ka marrë jetën të vëllait.

Shkak për këtë krim makabër mendohet se është bërë shuma e parave që i ndjeri kishte sjellë nga Zvicra. Thuhet se kishte sjellë 35 mijë franga e 8 mijë euro nga Zvicra.

Këtë gjë e ka bërë të ditur gruaja e të ndjerit në dëshminë e saj në polici. Ajo e kishte shpallur të zhdukur bashkëshkortin e saj, pasi kishte shumë kohë që nuk kishte komunikuar me të.

Krimi i rëndë është zbuluar nga policia e Kosovës, e cila arriti të gjejë pjesë të djegura kockore në oborrin e shtëpisë shqiptarit. Ai e kishte vrarë me armë zjarri vëllanë e tij dhe më pas kishte zhdukur gjurmët.

Më pas kishte ndezur zjarr dhe kishte nisur të digjete mbeturina si fillim. Këtë gjë i ka thënë dhe policisë kur e kanë pyetur, pse kishte ndezur zjarr. Si shkruajnë mediat kosovare u kishte thënë se po pastronte oborrin dhe po i digjte mbeturinat.

Drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta ka thënë:

Dyshohet se vrasja është kryer për motive me qëllim përfitimin. Viktima ka pasur me vete një shumë të parave, dyshohet se i dyshuari ka qenë në dijeni për ato të holla dhe ky është motivi. Gjatë bastisjes, policia ka gjetur rreth 35 mijë franga dhe 8 mijë euro, që dyshohet se janë të viktimës. Trupi i pajetë pas vrasjes dyshohet se është djegur në oborrin e shtëpisë se të dyshuarit.

Shqiptari e ka pranuar fajin ditën e sotme, pasi u ballafaquar me gjithë provat. Drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta ka treguar më tej:

Sot gjatë intervistimit e ka pranuar fajin pasi është ballafaquar me provat, sepse është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit