Koronavirusi në Itali/ Rritet sërish numri i viktimave, shtohen ndjeshëm dhe rastet e reja në 24 orët e fundit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.04.2020, 18:47

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali është rritur sërish në krahasim me një ditë më parë.

Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 610 persona nga koronavirusi, ose 68 viktima më shumë se dje, ku u shënuan 542 jetë të humbura.

Numri total i viktimave nga Covid-19 në Itali këtë të enjte ka arritur në 18,279.

Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe viktimat, ka shkuar në 143,626.

Fatmirësisht, mbi 2 mijë pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 28,470 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi, ndërkohë që 3605 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për jetën, në terapi intensive.

Përveç shtimit të numrit të viktimave, një tjetër lajm i keq është edhe rritja e numrit të rasteve të reja të infeksionit.

Ditën e sotme janë konfirmuar 4204 raste të reja, e cila përbën shifrën më të lartë të infeksioneve brenda një dite që prej datës 5 prill.

Deri më tani, në Itali janë kryer gjithsej 853,369 teste, ku mbi 143 mijë prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vdekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 viktima në 24 orë.

Burimi: Strait Times|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit