Pandemia po përhapet me shpejtësi edhe në Kanada.
Sipas ekspertëve, pritet që deri në fund të saj mund të regjistrohen rreth 22.000 viktima. Por, përveç sektorit shëndetësor, këtë krizë po e vuan edhe ekonomia. Që prej vendosjes së izolimit, janë regjistruar 1 milion të papunë.Deri më tani ka pasur 18,447 diagnoza pozitive ndaj Covid 19.
Theresa Tam, u shpreh:
Është shumë herët për të bërë parashikime, nuk dimë ende se kur do të jetë kulmi i pandemisë. Por është e rëndësishme që të vazhdojmë të zbatojmë masat e mara. Edhe pse disa shifra që kemi publikuar duken të frikshme, sipas të dhënave që kemi, pritet që deri në fund të kësaj situate të kemi nga 11.000-22.000viktima. Ana tjetër shqetësuese, është që 1 milion njerëz tashmë kanë humbur punën e tyre dhe jemi ende në fillim të krizës ekonomike. Shkalla e papunësisë është rritur në 7.8%. Mbi 5 milion qytetarë kanë aplikuar për të përfituar ndihmat e emergjencës.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania