Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Raportohet se një person i paraburgosur në burgun e Shuto Orizares ka ndërruar jetë. E ditur u bë se ai ka pësuar infrakt.
E ditur bëhet edhe se pasi i është bërë autopsia është zbuluar se kishte qenë i infektuar me koronavirus.
Më tej është bërë e ditur se po testohen të gjithë ata persona që kanë qenë në kontakt me të burgosurin që ka ndërruar jetë.
Kurse ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë:
Edhe në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar distancimin social dhe higjenën personale.