Një zjarrfikës 56-vjeçar është pickuar nga gjarpri gjatë aksionit për shuarjen e një zjarri të qëllimshëm në fshatin Lugaxhi të Elbasanit.
Nazmi Ferhati u pickua në gishtin e dorës së djathtë dhe u transportua me urgjencë në spital pasi gjendja shëndetësore e tij përsoi komplikacione.
Mësohet se 56-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën menjëherë pas transportit në spital.
Ai ishtë duke punuar për shuarjen e një zjarri në fshatin Lugaxhi të njësisë administrative Labinot Mal.