Edhe Kosova është ‘nën ethet’ e koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë edhe në Kosovë.
Deri më tani në Kosovë janë 224 të infektuar me koronavirus. E ditur bëhet se 37 shqiptarë të Kosovës janë shëruar nga koronavirusi.
E ditur bëhet se gjashtëdhjetë e gjashtë raste me koronavirus janë regjistuar në komunën e Malishevës, njëzet e pesë raste me koronavirus janë regjistruar në Prishtina, njëzet e një raste me koronavirus në komunën e Vushtrrisë, njëzet raste në Mitrovicën e Veriut, tetëmbëdhjetë raste në Gjilan, trembëdhjetë raste në Kamenicë, dhjetë raste në Gjakovë, dhjetë raste në Zveçani, shtatë raste nga komunën e Vitisë, gjashtë në komunë e Pejës, katër raste në Podujevë, tre raste nga Klinë.
Po ashtu tre raste me koronavirus janë regjistruar në Fushë-Kosovë, tre raste në Prizren, tre raste në Leposaviqi, tre raste në Suharekë, dy raste në Ferizaji, dy raste në Zubin Potoku, dy raste në Lipjani dhe me nga një rast në komunën e Drenasit, Obiliqit dhe Shtimes.
Kujtojmë këtu se edhe në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi. Thirrjet vazhdojnë edhe për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.