Na ishte një herë… një Aventurë! Reality show që tejkaloi çdo pritshmëri

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.04.2020, 15:02

Të premten mbrëma në orën 23:00 nisi transmetimin në Top Channel, reality show më i ri me titull “Aventurierët”. Pjesa e parë bëri menjëherë boom pasi ka lënë shumë impakt në shoqërinë shqiptare. U zbulua vetëm maja e ajsbergut, e cila dukshëm tejkaloi çdo pritshmëri.

Me aventurën e tij, ky reality show nuk ngacmoi vetëm një pjesë të publikut por na rrëmbeu të gjithëve, duke na lënë në suspancë dhe padurim për të zbuluar aventurën e rradhës.

Frymëzuar nga stili amerikan Aventurierët ngritën shumë polemika pas debutimit të tyre.

Por çfarë ndodhi në pjesën e parë?

I pari që shkeli në shtëpi ishte Tatani, i cili kishte zgjedhur një mënyrë interesante për të filtruar njerëzit, duke nisur që nga paragjykimi për thonjtë e zinj deri tek gjuha e gjatë e tij prej gazetari, raporton gazetashqip.

Gjëja më e mirë që bëri Tatani ishte se e la derën hapur edhe për personazhin tjetër pasues, Lindin nga Tetova i cili kishte zgjedhur si transport të rradhës, një karrocë me gomar dinjitoz. Për të qënë të sinqertë më ngacmuese ishte gjuha e tij fine groteske, shpeshherë e shoqëruar me gjestikulacione prej aktori në proçes. Buzëqeshja për dy personazhet e parë erdhi pas shfaqjes së

Kristit, femrës së parë që shkeli në shtëpi e veshur me një energji të pashtershme. Konkurrentja tjetër ishte Valmira, tërësisht temperament ndryshe, ku kish marr me vete; guximin, kitarën, për Valmirën dukej sikur ishte e njëjta gjë. Duhet të presim dhe pak për të zbuluar Alionin, i cili sapo shkeli në shtëpi ishte gati të kafshohej nga Kri.

Ndjesia e parë që të vjen kur sheh Dodon është diçka mes tipareve të ëmbla femërore dhe një sjelljeje të shkujdesur mashkullore. Ndërsa Stivi hyri në një errësirë të thellë ndërmjet syzeve të tij për tu arratisur me një ambulancë.

Mes tyre drejton menaxheri i barit,Emiljano, një shef shumë autoritar, serioz dhe tërësisht i prerë. Ai kërkon që të angazhojë të gjithë aventurieret ne Beach Bar për ti shndrruar në individë produktivë në punë.

Mes gjithë këtij rrugëtimi të episodit të parë prezantimi midis personazheve bëhet pranë barit “Boomerang”, buzë detit në nuancë Twerk-u dhe alkooli, ku gjuhët e trashura prej tyre ishin melodia më e bukur se muzika në sfond, e cila u ndërpre nga sirena e ambulancës…

Për episodin e ardhshëm doza e kuriozitetit ka arritur majën, nisin kushtet e punës apo kushtet e njohjeve?!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit