Orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një incident në Spitalin Infektiv.
Ekipi i urgjencë po nxirrte me barrelë nga ambulanca një paciente të moshuar të dyshuar me COVID-19.
Gruaja e cila dyshohej për koronavirus ishte duke u zbritur nga ambulanca me barrel nga mjekët ndërsa është ulur njëra këmbë e barrellës dhe pacientja thuajse ka përfunduar në tokë.
Fatmirësisht gruaja e cila ndodhet në këto momente e shtruat në spitalin Infektiv nuk pësoi asnjë dëmtim prej incidentit.