Messi-Inter nuk duket e pamundur sipas mediave argjentinase

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.04.2020, 15:05

Pas "bombës" së lëshuar nga Moratti, e ndjekur nga një ngadalësim i menjëhershëm nga ish-pronari i zikaltërve, vjen një lajm i ri nga Argjentina në lidhje me interesin e Interit për Leo Messi. Sipas TNT Sports, klubi zikaltër është duke punuar seriozisht për operacionin.

Gazetari Castilla ka shpjeguar:

Nuk është vetëm një ëndërr. Leo gjithashtu ka ofertën e Newell's Old Boys për t'u rikthyer në atdheun e tij, por Interi po shtyn dhe është gjithçka e vërtetë ajo që tha Moratti . Ka një negociatë të gatshme, vendimi do të merret nga Messi, por sigurisht që Inter po punon për të.

Sipas TNT Sports, Suning në merkaton tjetër të tregut të transferimeve mund të provojë me të vërtetë të afrojnë Messin. Një goditje me stil, për të përsëritur afrimin Juventus-Ronaldo dhe për t'i dhënë Conte një nga lojtarët më të fortë të të gjitha kohërave.

Sigurisht, të bindësh Leon për t'u transferuar në Serie A nuk do të jetë e lehtë. Por diçka, mbase, në frontin Messi-Inter po ecën seriozisht. Nëse një e dhënë është një e dhënë, dy të dhëna janë një rastësi dhe tre të dhëna bëjnë një provë, atëherë tifozëve të Interit do t’iu mungonte shumë pak për të filluar me të vërtetë të ëndërrojnë “Pleshtin” me fanellën zikaltër.

Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit