Lajmërohen të marrin rrogën por i heqin nga puna, 40 shoferë e faturino urbani në protestë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.04.2020, 14:01

Situata e krijuar prej koronavirusit ka lënë në vështirësi ekonomike dhe të papunë me mijëra shqiptarë. Disa nga personat më të prekur nga kjo situatë janë edhe shoferët dhe faturinot e transportit publik, i cili tashmë është i pezulluar.

Duke mos i njoftuar fare, rreth 40 shoferë e faturino të linjës Qendër-Uzina e Autotraktorëve janë pezulluar nga puna. Mësohet se ata janë njoftuar nga drejtuesit e kompanisë që të vijnë të marrin pagën por pas mbërritjes u është njoftuar pezullimi nga puna për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Gjithashtu atyre u është dhënë të firmosin një aktmarrëveshje, sipas së cilës palët nuk do kenë asnjë detyrim ndaj njëra tjetrës. Kjo është kundërshtuar nga shoferët dhe fatorinot.

Për news24 ata shprehen:

Ne na njoftuan dje për të ardhur për të marrë pagën, dhe na treguan shkresën për t’u larguar nga puna. Kemi janarin e shkurtin që kemi punu, plus marsin që është paga e luftës që ka cilësu kryeministri. Janari e shkurti s’kanë lidhje me pandeminë, kurse marsi është nga shteti. Që prej pezullimit të linjës s’kemi pas asnjë lloj kontakti përveç telefonatës së djeshme që na u tha të vinim sot me tërheq pagën. Kurse sot na japin një deklaratë që të largohemi nga puna. Nuk e firmosim këtë dokument por do e ndjekim më tutje. Nëse kompania s’na përgjigjet do e denoncojmë. Ne kemi kontratën e punës dhe do i shkojmë deri në fund.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit