Një lajm i mirë vjen sot nga qyteti i Lezhës. Mësohet se së fundmi tre paciente kanë fituar luftën me koronavirusin.
Mes personave të shëruar janë një infermiere dhe sanitarja e spitalit. Ato ishin infektuar nga një paciente e diagnostikuar me Covid-19.
Nga testimet e fundit ato kanë rezultuar negative. Gjithashtu mësohet se personat e tjerë të infektuar nga ky qytet paraqiten në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë prej 4 ditësh në Lezhë nuk janë konfirmuar raste të reja me Covid-19, pasi të gjitha testimet që ju janë bërë personave të dyshuar kanë rezultuar negativ.
Kujtojmë se numri total i rasteve ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë ka shkuar në 409.