Ndër personat e infektuar me koronavirus në vendin tonë ka edhe efektivë të policisë.
Ka shkuar në tre numri i policëve të infektuar ku dy raste të reja janë regjistruar vetëm ditën e sotme në kryeqytet.
Burimet nga 'Abcnews' bëjnë me dije se njëri prej tyre shërbente si oficer roje tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Tiranë ndërsa një tjetër punonte efektiv në Vorë.
Një tjetër rast i evidentuar ditën e sotme është një efektiv që shërbente për pritjen e qyetarëve tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Ende nuk dihet burimi i infektimit të tre efektivëve të policisë.