Koronavirusi/ 88,518 viktima dhe mbi 1,5 milionë të infektuar në të gjithë botën

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 09.04.2020, 07:58

Numri i viktimave nga koronavirusi, vijon të rritet ndjeshëm në të gjithë botën, më së shumti në SHBA, Spanjë, Francë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë mëngjes autoritetet kanë konfirmuar se numri i të infektuarëve në mbarë botën i ka kaluar 1 milion e 519 mijë, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 88,518.

Ndërkohë mbi 84 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës, vendit ku shpërtheu pandemia. SHBA dhe Franca janë vendet ku numri i viktimave po rritet me shpejtësi, pasi Italia ka shënuar disi rënie nga ditët e saj më të zeza.

Në shtetin fqinj zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm. Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 17,600.

Ndërkohë Spanja, Franca dhe SHBA janë vendet, të cilat po përballen edhe më keq me luftën kundër koronavirusit. Numri i viktimave në vendin iberik po ecën "në gjurmët" e Italisë ku deri më tani numërohen 14,792 të vdekur. Ndërsa SHBA ka numrin më të lartë të të infektuarëve në botë 435,160, dhe numëron afro 15,797 viktima.

Kujtojmë se Covid-19 ka prekur 400 persona në Shqipëri, 22 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Burimi: worldometers.info

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit