“Na falenderonte për çdo veprim tonin”, mjekja shqiptare rrëfen historinë prekëse të 19-vjeçarit me koronavirus

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.04.2020, 00:17

Andriada Meta është një nga mjeket e para shqiptare, e cila vendosi t'i bashkohej stafit mjekësor të nisur nga Shqipëria drejt Italisë, në ndihmë të kolegëve të tyre në shtetin fqinj, në luftën kundër pandemisë Covid-19, që prej disa javësh ka gjunjëzuar popullin italian.

Mjekja reanimatore, e cila është vendosur në spitalin e Breshias së bashku me kolegët e tjerë, rrëfeu historinë prekëse të një 19-vjeçari të infektuar me Covid-19 në emisionin "Open".

Meta tregoi se i riu vuante edhe nga probleme të tjera shëndetësore, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua në spital dhe u vendos në intubim.

Mjekja thotë se momenti kur ai pranoi të intubohej duke qarë, ishte tejet prekëse.

Një tjetër gjë që e ka prekur mjeken shqiptare është se i riu falenderonte stafin mjekësor, për çdo veprim që ata kryenin.

Ajo u shpreh:

Ne kemi shikuar shumë raste të vështira por një rast më ka prekur shumë. Ishte një 19 vjeçar i cili kishte dhe probleme të tjera shëndetësore. Ai nuk erdhi në gjendje të rëndë por u përkeqësua në spital. Kur i thamë që do të vendosim në intubim për të mirën tënde ai e aprovoi dhe qante njëkohësisht. Ishte vërtet prekëse. Ajo që më ka prekur është edhe fakti që pas çdo veprimi tonë ai na falenderonte.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit