Ish-futbollisti norvegjes i Romës dhe i Liverpoolit, John Arne Riise ka pësuar së fundmi një aksident automobilistik në qytetin Alesund në vendlindjen e tij.
Ish-mbrojtësi ka humbur kontrollin e makinës, teksa së bashku me të ka qenë edhe vajza e tij 19-vjeçare, të cilën po e shoqëronte në shtëpi.
Ky aksident ka bërë që të dy të shkojnë menjëherë në spital, ku vazhdojnë të jenë të shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve.
Megjithatë duket se më e keqja ka kaluar për ish-lojtarin dhe vajzën e tij, Ariana, teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet që të marrin veten plotësisht dhe ta harrojnë këtë moment të errët.