Një lajm i mirë vjen nga shtëpia kuqezi e Milanit. Paulo Maldini dhe djali i tij, Daniel Maldini kanë mposhtur koronavirusin dhe në testet e fundit kanë dalë negativë.
Zyrtari i "Djallit" dhe futbollisti ishin të izoluar në shtëpinë e tyre prej ditësh, për shkak se kishin rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa duket se tashmë kanë kaluar gjithçka me sukses.
Pas periudhës së karantinimit dhe zbatimit të rregullave, të dy tashmë e kanë kaluar dhe janë negativë.
Njësoj si kur ishte futbollist, përsëri dhe sot, është e vështirë që Paolo Maldini të mposhtet, duke dalë kështu fitimtar edhe me virusin që po pushton botën.
Të njëjtën gjë ka bërë dhe djali i tij, Daniel, i cili po ecën në gjurmët e babait për t'u bërë një futbollist i madh.