Italia po përballet me pasoja katastrofale nga koronavirusi, teksa numëron mijëra të vdekur dhe qindra mijëra të infektuar nga ky virus i padukshëm, duke qenë një nga shtetet më të prekur.
Mes të infektuarve, ka pasur edhe lojarë të Serisë A, ku klubet e Fiorentinës, Juventusit, Sampdorias dhe Milanit kanë qenë më të prekurit.
Megjithatë, asnjë nga lojtarët nuk ka pasur pasoja, teksa të gjithë po shërohen një e nga një.
Sakaq, shqetësimi është në kampin e Juventusit teksa Matuidi dhe Rugani vazhdojnë të jenë pozitiv me COVID-19 dhe ende nuk janë të rikuperuar plotësisht.
Nga ana tjetër, Paulo Dybala, është në pritje të përgjigjes së testit, ashtu si po qëndron në pritje të një përgjigje edhe portieri i Atalantës, Sportielo.