Anglia është izoluar ditët e fundit dhe po përballet egërsisht me koronavirusin, por mesa duket, te Tottehami nuk e vrasin dhe aq shumë mendjen.
Skuadra londineze e drejtuar nga Jose Mourinho ka thyer karantinën dhe ka nisur stërvitjen në natyrë.
Trajneri portugez, është parë me Sanchez, Sessegnon dhe Ndombele, të cilët jetojnë pranë parkut, duke u stërvitur normalisht dhe duke injoruar plotësisht rregullat për distancimin shoqëror,
Pamjet dhe imazhet e trajnimit të lojtarëve nga Mourinho u shpërndanë në Twitter nga kalimtarët e rastit.
Tashmë pritet një reagim i klubit londinez, të cilët janë befasuar nga ky veprim i trajnerit dhe lojtarëve të tyre.