Kyle Walker ka marrë një ndëshkim shembullor pas skandalit ku kishte kaluar disa orë me dy prostituta në apartamentin e tij.
Mbrojtësi anglez pranoi fajin dhe kërkoi falje, por mesa duket çështja nuk është mbyllur këtu.
Përveç gjobës, që pritet të marrë nga Manchester City, ai është ndëshkuar sot keq edhe nga trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate.
Wakler nuk do të grumbullohet në kombëtaren e Anglisë, deri sa Southgatet të jetë trajner i “3 luanëve”.
Mesa duket, gabimi i rëndë i futbollistit të Cityt, nuk mund të kapërdihet dot nga trajneri i Anglisë, i cili ka vulosur lënien jashtë të mbrojtësit.