Duket se Kyle Walker e ka të pamundur të qëndrojë larg femrave dhe kjo periudha e karantinës, po e nxit akoma më shumë futbollistin e manchester Cityt që të bëjë gjëra të ndaluara.
Para disa ditësh, ai u kap me dy prostituta në shtëpinë e tij, ndërsa klubi i tërhoqi veshin, por Walker as që ka dashur t'ia dijë.
Kësaj here anglezi ka ndjekur një ‘shfaqje striptizmi’ në internet së bashku me 3 bashkëlojtarët e tij tek kombëtarja e Anglisë, Markus Rashford, Jadon Sanço dhe Rahem Stërling.
Kjo shfaqje u mbajt për 5 orë nga reperi kanadez, Toni Lanez në profilin e tij në ‘Instagram’, ku 220 mijë njerëz e ndoqën.
Në qendër të vëmendjes në këtë shfaqe ishte një vajzë e quajtur Zia, e cila dëgjonte urdhrat e reperit në fjalë për të bërë stript. Si duket, Walker i ka fiksim femrat dhe festat e çmendura.