‘Djali im as kokën e tij s’e mban dot’/ U lutet shqiptarëve për ndihmë: Qeveri e poshtër!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.04.2020, 18:18

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Ndërkohë që thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

Një shqiptar ka shkruar dhe tregon se ai nuk ka as të ardhura për të blerë bukë dhe as për të blerë ilaçet për djalin e tij të sëmurë.

Ai u kërkon ndihmë të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, pasi te qeveria Rama e ka humbur besimin për ndihmë.

Djali i tij vuan nga sindroma West. Si tregon ai i biri as nuk ecën, as nuk flet, as nuk qëndron dot ulur dhe as kokën e tij nuk e mban dot.

Ai lutet për ndihmë, pasi djali i tij i vogël ka nevojë për shumë fizioterapi. Numri ku mund ta kontaktoni për t’i ofruar ndihmë është ky:+355676874599.

Mesazhi i tij:

Pershendetje ju si TAF ju bej thirrje nepermjet jush gjith vllezerve dhe motrave shqiptare kudo qe ndodhen ju lutem vendosni doren ne zemer dhe me ndihmoni me sa te keni mundesi per djalin tim te semur me sindromen ëest dmth epilepsi e rende eshte 2 vjeq e gjysem as nuk flet as nuk shikon as nuk qendron ulur as nuk hec as trupin dhe koken e tij se mban jam qekur ka lindur neper spitale me te ka nevoj per koh shum te gjat per spital per fizoterapi terapi plus ilaqet qe ja marr jasht jam shkatrruar shpirterisht ne rradh te par dhe ekonomikisht me ka sprovuar zoti ne nje menyr shum te rend femija dhe I par dhe I ventmi shpresoj ëe me ndihmen tuaj dhe me ndihmen e zotit tja dal ta shpetoj engjullin tim kush ka mundesi te me ndihmoje te me kontaktoje ne te ky nr +355676874599 ose ne llogarin time bankare jam babai I femijej zoti ju bekoft kudo qe ndodheni. ju lutem ta shohe kjo qeveri e poshter.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit