Në fushën e lojës ishte një gladiator që nuk dorëzohej kurrë, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe sot ndaj koronavirusit.
Portieri legjendar i kombëtares turke, Rustu Recber ia ka dalë të fitojë betejën e jetës me COVID-19.
Pas lajmit të infektimit u mësua se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte aspak e mirë dhe Rustu shkoi me urgjencë në spital pët t’iu nënshtruar një trajtimi më profesional nga ana e mjekëve.
Ai kishte probleme me mushkrinë dhe i ndryshoi ngjyra e fytyrës.
Megjithatë, ai ia ka dalë dhe sot vjen lajmi i madh. Ish-portieri i Barcelonës dhe kombëtares turke tashmë është mirë dhe virusi nuk ndodhet më në trupin e tij, duke u shëruar plotësisht.
Rustu ka lënë spitalin dhe ndodhet në shtëpinë e tij për të vazhduar periudhën e karantinimit, e detyruar për të gjithë ata që shërohen.