S’ka as bukë e as ilaçe, 7-vjeçarja qan: Mami është me zemër kam frikë mos vdes

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.04.2020, 17:43

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Ndërkohë që thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Por historia e një vajze 7- vjeçare në Kamëz është edhe më e trishtë se kaq.

Ajo tregon se nëna e saj nuk ka të ardhura as për t’i blerë ilaçet. Më parë nëna e saj i siguronte të ardhurat duke mbledhur materiale të riciklueshme, por në këto ditë të vështira nuk mund të punojë.

Ndaj vajza, 7-vjeçare Estela qan sepse nëna e saj nuk ka as të ardhura për të blerë ilaçet e saj për epilepsinë. Nëse Estela nuk merr mjekim e duhur gjendja e saj përkeqësohet.

Ajo thotë:

Kam frikë, jam sëmurë dhe nuk kam ilaçe. Mami është me zemër dhe kam frikë se mos vdes se ne jemi akoma të vegjël.

Kurse nëna e saj ka treguar për 'ora news' se ajo nuk merr ndihmë ekonomike dhe se mundohet ta mbajë frymën gjallë me ato pak gjëra që u falin të tjerët. Tani ajo po kalon ditë shumë të vështira, pasi nuk ka me se t’i ushqejë katër fëmijët e saj.

Më tej ka thënë:

Problemi është se jam pa ndihmë ekonomike, pa shtëpi, pa punë. Nuk kam mundësi t’ia bëj vajzës ekon e kokës se kushton 55 mijë lekë. Kam filluar diku mbledhur bidonë dhe fëmijët për t’i shitur. Me këto kushte nuk kam mundësi t’i ushqej ata dy, jam me këta dy të vegjëlit, se ata po rinë te mamaja ime.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit