Nëna e Pep Guardiola vdes nga Koronavirusi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.04.2020, 16:48

Nëna e Pep Guardiola ka ndërruar jetë nga koronavirusi, ka konfirmuar klubi i Manchester City.

Kampionët e Premier League konfirmuan lajmin e trishtë që Dolors Sala Carrio kishte kaluar në moshën 82 vjeç.

City i bëri homazhe menaxherit të tyre në mediat sociale, duke thënë:

Të gjithë të lidhur me klubin i dërgojnë simpatinë e tyre më të përzemërt në këtë kohë shqetësuese tek Pep, familja e tij dhe të gjithë miqtë e tyre.

Lajmi tragjik vjen pak javë pasi vetë Guardiola bëri një dhurim bujar prej 1 milion eurosh për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit në Spanjë.

Guardiola i caktoi që paratë e dërguara në fondacionin Angel Soler Daniel, të shpenzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore.

Fondi mban emrin e një mjeku nga Santpedor, qyteti ku Guardiola ka lindur, që vdiq në vitet '70.

Kolegji mjekësor i Barcelonës tha që pajisjet janë në furnizim të shkurtër në të gjithë Katalonjën dhe bujaria e Guardiolës do të ketë një rrugë të gjatë për lehtësimin e shtrëngimit në qendrat shëndetësore. Katalonja raportohet të ketë numrin më të përqendruar të rasteve në Spanjë.

Guardiola aktualisht është rikthyer në shtëpi në Barcelonë pas shpërthimit, ku ai u ka bërë thirrje tifozëve të futbollit të qëndrojnë në shtëpi për të zvogëluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Ai tha:

Na mungon futbolli. Na mungon jeta që kemi pasur disa ditë më parë, por tani është koha për të dëgjuar, për të ndjekur shkencëtarët, mjekët dhe infermierët tanë. Ju jeni familja ime e futbollit dhe ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për t'ju bërë të ndjeheni më mirë. Do të kthehemi nga kjo më të fortë, më të mirë, më të dashur dhe pak më të shëndoshë. Qëndroni brenda, rrini të sigurt.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit