Me grushte, shkelma e shkop bejsbolli/ Djemtë dhunojnë barbarisht të riun dhe publikojnë videon në Instagram

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.04.2020, 02:06

Një video me pamje të rënda është shpërndarë në rrjetet sociale.

Siç shihet dhe në video, një i ri është dhunuar barbarisht nga disa të rinj të tjerë, të cilët e kanë goditur me grushte e shkelma.

Në videon e rëndë dëgjohen edhe ulërimat e djalit, që ra viktimë e dhunës, i cili nuk ka se çfarë të bëjë i vetëm, veçse të përpiqet të mbrohet me duar nga goditjet me shkelma të grupit të të rinjve.

Një prej djemve dhunues, i cili mban edhe një armë tip pistoletë në dorë, e ka goditur me shkelm në fytyrë, gjë që bëri që viktima të përfundonte i shtrirë.

Më pas, edhe djemtë e tjerë e kanë qëlluar me shkelma e grushte, njëri pas tjetrit.

Në fund të videos njëri prej agresorëve e godet me gjithë fuqi në kurriz me një shkop bejsbolli.

Pasi e kanë rrahur kafshërisht, një prej agresorëve e ka publikuar videon në rrjetet sociale.

Në përshkrimin e videos, ai ka shkruar:

Ja ca ndodh kur kapet nje negativ me adres fallco qe shan neper komente 😊😊 zemra vogel 💔 a te shkon me menja me shajt njeri ?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit