Tiranë/ Mësuesja u dërgon gabimisht nxënësve foton me rroba banje në grupin e WhatsApp

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.04.2020, 23:20

Pas mbylljes së shkollave në të gjithë vendin për shkak të koronavirusit, prej disa javësh mësimi ka nisur të zhvillohet virtualisht.

Tashmë, nxënësit do t'i marrin mësimet online nga mësuesit e tyre, përmes rrjeteve sociale, apo platformave të posaçme.

Mirëpo, kjo metodë e re ka sjellë edhe "anomali" të ndryshme, me protagonistë mësuesit.

E tillë është edhe ajo që ka ndodhur me një mësuese në një shkollë të Tiranës, e cila gabimisht ka dërguar një foto të papërshtatshme në grupin e WhatsApp të klasës virtuale.

Siç shihet dhe në foton e mëposhtme, mësuesja kujdestare e një klase të një prej shkollave të kryeqytetit, në vend të testit, u ka dërguar nxënësve aksidentalisht një foto ku shfaqet e shtrirë në krevat, e veshur me të brendshme.

Personi që e ka dërguar foton shkruan:

Ja çfarë ndodh kur bejm mesime online zysha dergo foto me rroba banjo pa dashje ne grupin e whatsapp ku behet mesimi online. Shyqyr t'pakten paska dal me rroba banjoje. E dergoi pa dashje, ne vend qe te niste testin, nisi kte foto.

Ky nuk është rasti i parë që mësuesit bëhen protagonistë në të tilla episode të pazakonte, që prej nisjes së mësimit online.

Pak ditë më parë, u bë virale në rrjet një audio-mesazh në WhatsApp e një mësueseje, e cila po shpjegonte mësimin online nxënësve, por në një moment ajo u ndërpre nga fëmijët e saj, të cilët nuk e lanë rehat të zhvillonte mësimin.

Në nerva e sipër, ajo "shpërtheu" ndaj fëmijëve të saj, duke iu bërtitur, ndërkohë që audio ishte dërguar edhe në grup, pasi mësuesja kishte harruar të fikte mikrofonin e aparatit celular.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit