“Do t’u hiqet liria”/ Vjen arrestimi i parë në Shqipëri pas urdhrit të Ramës, i riu nga Tirana shoqërohet në komisariat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.04.2020, 19:45

"Policia e Shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore! Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!"

Kështu paralajmëroi kryeministri Rama një ditë më parë të gjithë ata që do shkelnin rregullat e karantinës.

Mirëpo, duket se kjo masë e re ndëshkimore ka nisur zbatimin pa ardhur ende e hëna, siç ka deklaruar kryeministri.

E themi këtë pasi një i ri nga Tirana, që po lëvizte me biçikletë, është ndaluar nga policia dhe shoqëruar në rajon.

Ka qenë një qytetar i cili ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet momenti i arrestimit të të riut.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:40, në rrugën "Frosina Plaku" në zonën e "21 dhjetorit", në kryeqytet.

Ky është arrestimi i parë në Shqipëri për shkak të shkeljes së masave kufizuese, që pas urdhrit të dhënë nga kryeministri Rama një ditë më parë.

Vlen të theksohet se masat e reja ndëshkimore të paralajmëruara nga kryeministri Rama nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare, pra ky ligj i ri nuk ka hyrë në fuqi zyrtarisht.

Mesazhi i plotë:

Prsh joq! Sapo arrestuan nje cun ne rrugen frosina plaku, perballe oslos. E arrestuan nuk i vun gjobe, po levizte me biciklete, policia i erdhi nga mbrapa dhe e arrestoi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit