Ylli i Mançester Cityt dhe kombëtares angleze, Kyle Walker vazhdon me sjelljet e tij tekanjoze dhe aspak të matura. Së fundmi, mbrojtësi i njohur ka përfunduar në qendrën e një skandali në Angli, pasi ka thyer rregullat e karantinës.
Ai ka organizuar një festë seksi me dy prostituta në apartamentin e tij luksoz në Manchester. Mbrojtësi 29-vjeçar, pagoi dy vajzat për tre orë në shtëpinë e tij dhe kanë qëndruar së bashku.
Hipokrizia arrin kulmin, kur pak më vonë, Walker ftoi tifozët e ekipit të tij të respektojnë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi dhe ndihmuar në frenimin e pandemisë së Koronavirusit.