Xherdan Shaqiri është një nga futbollistët shqiptarë më të famshëm në botë. Ai nuk luan me kombëtaren kuqezi, por sërish ka shumë fansa në vendin tonë.
Prej dy vitesh, Shaqiri luan për Liverpoolin në Angli, ndërsa shpesh herë ka edhe besimin e Jurgen Klopp duke marrë minuta aktivizimi.
Së fundmi, “prive.al”, ka zbuluar edhe një detaj të ri për jetën e tij jashtë futbollit. 28-vjeçari nga Gjilani, është në një lidhje me këngëtaren kosovare, Dhurata Ahmetaj.
Shkak për aludimet në lidhje me një marrëdhënie të fshehtë mes futbollistit dhe këngëtares, janë bërë udhetimet e shpeshta që kjo e fundit bën drejt Anglisë.
Çifti ende nuk ka bërë publike foto të përbashkëta në rrjetet sociale, teksa kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti, në qoftë se lidhja shkon ashtu siç duhet.