Vërtet e çuditshme ajo që po ndodh me Paulo Dybalën. Sulmuesi i Juventusit ka rezultuar sërish pozitiv në testin ndaj koronavirusit.
Rreth 15 marsit, sulmuesi argjentinas do të rezultonte pozitiv me Covid-19, ndërsa pak ditë më parë, ai lajmëronte se kishte kaluar me sukses virusin dhe se ishte shëruar plotësisht.
Por, sot, nga Italia raportohet se lojtari argjentinas është infektuar për herë të dytë me këtë virus.
Njësoj si Dybala, edhe e dashura e tij është riinfektuar me Covid 19.
Lajmi nuk është konfirmuar akoma nga lojtari dhe klubi, por shumë media italiane e kanë publikuar tashmë këtë lajm.
Mbetet të shihet nëse lojtari do të prononcohet më vonë apo jo në rrjetet sociale.