Ashtu si të gjitha fushat, edhe sporti në Shqipëri po përballet me probleme të mëdha financiare, për shkak të koronavirusit. Pavarësisht kësaj situate, qeveria ka vendosur të mos japë asnjë ndihmë financiare për sportin.
Mes shumë reagimeve për këtë veprim të qeverisë, reagim i veçantë ka ardhur edhe nga arbitri i njohur shqiptar, Albano Stolaj.
Ky i fundit ka postuar një foto në profilin e tij zyrtar, ku shihen disa nga ministrat dhe ish-ministrat, në një ndeshje bamirësie në “Selman Stërmasi”, por edhe kryeministri Rama me dy topa basketbolli në duar.
Stolaj e shoqëron me shkrimin: