Nëna invalide me 5 fëmijë: Jam gati të shes gjakun e trupit tim, për të siguruar ushqim

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.04.2020, 17:57

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa ndoshta edhe nuk kanë fare, por historia e një gruaje që jeton në Tiranë është edhe më e trishtë se kaq. Ajo ka nisur një mesazh pranë redaksisë së JOQ Albania dhe tregon se është nëna e 5 fëmijëve dhe se është invalide.

Më tej tregon se jeton me qira. Ajo thotë se më parë punonte në të zezë dhe se tani që është në izolim në shtëpi, nuk ka ku të punojë për të ushqyer fëmijët e saj.

Fjalët që ka shkruar më pas në mesazhin që ka nisur pranë redakisë së JOQ Albania të thyejnë zemrën, pasi ajo shkruan se është gati të shes gjakun e trupit të saj për të siguruar ushqim për fëmijët e saj.

Kujtojmë këtu se kryeministri Edi Rama tha se do t’u jepenin ndihma atyre që janë në vështirësi, por rasti i kësaj nëne tregon të kundërtën.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joqalbania. Un qe Po ju shkruaj jam nje nene invalide kryefamiljare me 5 femij dhe qe jetoj me qera . Keto dit tè veshtira qe Po kalojm tè vetkarantinuar ne shtepi kemi nevoj tè ushqejm femijet. Un ne ditet e zakonçme Jam mesuar tè punoj ne tè zez per tè shkolluar dhe ushqyer femijet e mij ndersa sot nuk kam ku tè punoj per tè siguruar ushqim per femijt por jam gati tè shes gjakun e trupit per tè siguruar ushqim femijve. Grupi gjakut tim eshte AB+ . Faleminderit nese do ta publikoni Mira nga Tirana.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit