Panik për Leo Messin. Avioni privat i yllit argjentinas është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Brukselit “Zavantem” mëngjesin e sotëm për shkak të disa problemeve me marshin e uljes.
Lajmin e konfirmon portali belg, "HLN", i cili thekson se nuk është ende e qartë nëse Messi ndodhej apo jo në bord.
Avioni bëri një ulje të detyruar ndërsa ishte nisur drejt Tenerifes në orën 09:10. Messi zotëron një “Gulfstream V”, të cilin e bleu dy vite më parë për 13 milionë euro.
Ai e ka personalizuar atë me numrin e fanellës së tij 10 në bisht, ndërsa ka shkruar edhe emrat e fëmijëve, gruas dhe vetes në shkallët e avionit. Aeroporti i Brukselit nuk pranoi të komentonte për incidentin.