Në Angli janë duke menduar ç'do hipotezë të mundshme për rifillimin e kampionatit, por deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar. Britania po goditet fort ditët e fundit nga koronavirusi, ndaj është e pamundur që të flitet në këto momente për futboll.
Gjithsesi, një alternativë interesante vjen nga një klub i Premier Leagues, i cili propozon që kampionati të luhet në Kinë. Mediat angleze raportojnë se një klub ka sugjeruar të shikohet mundësia e kompletimit të Premier Leagues në Kinën e largët.
Kjo ide bazohet në rrethanat e reja të krijuara në Kinë pas koronavirusit, vend ky që pothuajse ka kaluar këtë virus, i cili u shfaq në Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar.
Gjithsesi, drejtuesit Premier League, janë duke u përgatitur që të premten pasdite të mbajnë një video-konferencë për të vendosur gjithçka. Por, ka shqetësime se autoritetet e futbollit nuk do të jenë në gjendje të formojnë një plan për të shpëtuar sezonin. të presim e të shohim çdo vendosin.