Një lajm i mirë vjen nga Turqia. Portieri legjendar, Rustu Recber duket se ka lënë pas momentin e keq dhe gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet ndjeshëm.
Ish-portieri i Turqisë është infektuar me koronavirus dhe para 3 ditësh ishte në gjendje kritike, por duket se e keqja ka kaluar.
Sot, thuhet se Rustu është në gjendje më të mirë shëndetësore, por vazhdon të jetë në spital. Ishte gruaja e portierit që njoftoi publikun për gjendjen e bashkëshortit të saj.
Ajo tha:
Portieri ka qenë në gjendje të rëndë dhe lajmet për përmirësimin e shëndetit të tij gëzojnë të gjithë, sidomos adhuruesit e sportit në Turqi dhe jo vetëm.