Një lajm i trishtë ka tronditur sërish ditën e sotme familjen e Real Madridit, teksa është ndarë nga jeta për shkak të kronavirusit ish-futbollisti Goko Benito.
73-vjeçari kishte luajtur për 13 vite me skuadrën spanjolle të Realit, ku arriti të fitonte 11 trofe.
Ka qenë vetë skuadra e Real Madridit e cila ka njoftuar vdekjen e tij, teksa ka shprehur edhe ngushëllimet për ishfutbollistin e tyre.
Benito numëron 420 paraqitje me madrilenët dhe njihej si një figurë e shquar e këtij klubi.
Kujtojmë që para disa ditësh, u nda nga jeta edhe ish-presidenti i madrilenëve, Lorenzo Sanz, gjithashtu nga koronavirusi.