S’i ndal as koronavirusi/ Gjuetari nga Shkodra vret shqiponjën dhe publikon videon në rrjetet sociale

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.04.2020, 00:44

Natyra është treguar vërtet "bujare" me njeriun, pasi ky i fundit nga dita në ditë po përpiqet që t’i shkaktojë plagë gjithnjë e më të mëdha, si faunës ashtu edhe florës.

E teksa i gjithë vendi ndodhet në izolim prej gati tre javësh për shkak të koronavirusit, fenomeni i gjuetisë pa kriter vijon të praktikohet edhe në këto ditë.

Ka qenë një qytetar nga Shkodra, i cili ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, në të cilën shihet një shqiponjë e vrarë.

Ai shprehet se gjuetia pa kriter vijon edhe gjatë këtyre ditëve në zonën e Pentarit, në Dajç të Shkodrës, në afërsi të lumit Buna.

Qytetari thotë se videon e ka postuar një "Facebook" një banor i zonë që ka vrarë shpendin e rrallë, i cili gjendet edhe në flamurin tonë kombëtar, për më tepër që ndryshe njihemi edhe si "vendi i shqiponjave".

Siç shihet dhe në video, shpendi i gjorë është në grahmat e fundit të jetës.

Ai shkruan:

Prsh joq si ka mundsi qe cdo dit ne zonen e pentarit ne dajq shkoder vazhdon gjuetia pa kriter ne zonen e mrojtur afer lumit buna Kete vidjo e ka postuar ne facebook nje banor i zones i cili kete te marte ka vrare nje shqiponje.

Mesa duket as koronavirusi nuk e ndal dot fenomenin e gjuetiesë pa kriter, i cili është i ndaluar me ligj dhe është i dënueshëm.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit