Elbasanasit s’pyesin për koronavirus, rrinë në turma poshtë pallatit, por iu ndodh e papritura

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.03.2020, 22:51

Qëndrimi në shtëpi është masa më e mirë kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit.

Këtë gjë e kanë pohuar thuajse të gjithë ekspertët e shëndetit në të gjithë botën dhe vetë OBSH-ja.

Ditën e sotme, ashtu si dy të dielat e mëparshme, qeveria vendosi që të pezullojë çdo aktivitet për 24 orë.

Mirëpo, në Elbasan duket se ka nga ata qytetarë të cilët kanë shkelur karantinën, duke dalë në poshtë pallateve në një lagje.

Ka qenë një qytetar i cili ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku një grup qytetarësh, kryesisht të rinj, kanë dalë jashtë, duke sfiduar jo vetëm policinë, por duke vendosur në rrezik edhe shëndetin e tyre dhe të afërmve të tyre, për shkak të ekspozimit jashtë banesës.

Siç shihet dhe në videon e filmuar mbrëmjen e sotme, një prej tyre ka parë një automjet policie që po afrohej dhe më pas të gjithë ia "futën vrapit", secili për në banesën e tij.

Më shqetësues është fakti se ata janë në turmë dhe asnjë prej tyre nuk ka asnjë masë mbrojtëse dhe nuk respekton distancën, duke u shndërruar në rrezik të mundshëm për përhapjen e virusit, i cili mund të ndodhet kudo.

Fakti që ende ka qytetarë të cilët nuk janë ndërgjegjësuar mbi rrezikshmërinë e koronavirusit, i cili ka shkaktuar mbi 33 mijë viktima në mbarë botën në vetëm tre muaj, është një problem tejet shqetësues, që zor se mund t'i gjesh zgjidhje.

View this post on Instagram

Kur kalon policia....

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit