Ardian Çela dhe Edi Rama lënë pa drita gjysmën e Tiranës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.03.2020, 19:44

“Pagesat e dritave do të bëhen një për një. Kush nuk i paguan nuk do të ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mospagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet. Kemi falur kamatëvonesat komplet, tani të gjithë janë vetëm në raport me aktualitetin. Kush thotë se nuk kam mundësi, të kursejë dritat, nuk ka rrugë tjetër. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme."

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook, ku me tone të ashpra tha se çdo shqiptar do t'i paguajë me çdo kusht faturat e energjisë elektrike, ose në të kundërt do t'u ndërpriten dritat.

Ndonëse janë të shumtë qytetarët shqiptarë që janë të izoluar në shtëpi, pa punë dhe me shumë pak kursime, Rama theksoi se pagesa e faturave të dritave as nuk do të shtyhet e as nuk do të pezullohet.

Mirëpo, sikur të mos mjaftonte kjo, shqiptarët duhet të përballen edhe me një tjetër problematikë, të cilën Rama nuk e ka cekur ndonjëherë në show-n e tij në ERTV.

Prej disa ditësh, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur mesazhe pafund nga qytetarët e Tiranës, të cilët kanë denoncuar ndërprerjen e shpeshtë të energjisë elektrike në kryeqytet, duke vështirësuar akoma më tej situatën në këto ditë karantinimi.

E gjithë kjo situatë ka ndodhur fill pas rikthimit në në krye të OSHEE-së të Ardian Çelës, njeriut i cili i dha 450 milion lekë kompanisë "Nazeri 2000", së cilës i vodhën milionat në super-grabitjen që ndodhi prillin e vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit, ku banda e hajdutëve arritën të merrnin më shumë se 5 milion dollarë.

Edhe mbrëmjen e sotme i njëjti problem po vijon të manifestohet në kryeqytet.

Disa qytetarë kanë shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania, ku shprehen se energjia elektrike është ndërprerë në zonën e Kombinatit.

Ata kanë dërguar edhe pamje ku shihet se në të gjithë zonën mbizotëron errësira totale.

Vlen të theksohet se OSHEE e Çelës nuk ka bërë asnjë njoftim paraprak për ndërprerjen e energjisë elektrike, ndërkohë që kjo situatë vijon prej disa ditësh dhe nuk dihet se deri kur do të vazhdojë.

Rama, i cili "kërcënon" të gjithë shqiptarët me ndërprerje të energjisë elektrike në rast se nuk paguajnë faturat, fillimisht duhet të sigurohet që çdo familje shqiptare furnizohet me energji 24 orë, në këto ditë të vështira izolimi për shkak të koronavirusit, për më tepër që jemi në vitin 2020 dhe jo në vitin 2000, kur kjo gjë ishte e zakonshme.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit