JOQ Albania
Home

Rama “shndërrohet” edhe në Call Center, qytetari kap detajin e çuditshëm te dritarja e zyrës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 0:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Propaganda dhe show janë dy nga armët më të forta të "Rilindjes", të cilat manifestohen gjerësisht nga kryeministri, Edi Rama.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë iu "përgjigj" thirrjeve për të dalë "bunkeri" dhe doli për të dhuruar "show" në rrugët e Tiranës, duke bërë batuta me të moshuar që kishin dalë në rrugë, duke iu bërtitur të kthehen në shtëpi.

Ndërkohë, kreu i qeverisë gjatë pasdites zhvilloi edhe mbledhje me videocall, me disa ministra e ministre të qeverisë, në lidhje me situatën e koronavirusit.

Së fundmi, Rama, duke vijuar propagandën, doli mbrëmjen e së mërkurës live në Facebook-un e tij dhe nisi të telefonojë qytetarët për të biseduar me ta, në lidhje me hallet që ata kanë pasur gjatë karantinës.

Rama, duket se dëshironte t'u tregonte shqiptarëve se është më pranë tyre, duke i telefonuar, por i gjithë ky "show" mund të bëhej edhe pa praninë e kamerave të ERTV, e jo të shndërrohej në një "Call Center".

Megjithatë, gjatë videos "live" të kryeministrit në orën 19:30, kreu i qeverisë lëviz pa dashje një nga kamerat, e cila për një fragment të shkurtër drejtohet te dritarja e zyrës së tij.

Nëse shihet me vëmendje fotoja e mëposhtme, duket sikur jashtë është ditë dhe jo natë, siç duhet të ishte në kohën kur doli kreu i qeverisë "live".

Ky detaj u kap nga një qytetar, i cili e dërgoi foton në redaksinë e JOQ Albania, ku me ironi shprehet se nata duket nuk ekziston nga zyrat e Ramës.

Ai shkruan:

Pershendetje JOQ. Thuaj kryeministrit ne oren 19 e 30 nuk keni nat ju andej nga tirana 🤔🤔... Gjoja live. .Rilindja.

Nuk dihet nëse Rama ishte vërtetë "live" në Facebook, ashtu siç dëftonte edhe videoja e shpërndarë prej tij, por gjithësecili mund ta gjykojë vetë duke parë videon e mëposhtme, pas sekondës 31.

🔴 www.shqiperiaqeduam.al ME NJË KANAL KOMUNIKIMI URGJENT PËR HALLET E LUFTËS NË FAMILJET TUAJA 🟡 SHKRUANI DHE LINI KONTAKTIN TUAJ TELEFONIK TEK www.shqiperiaqeduam.al (jo në facebook) 🟢 BRENDA 24 ORËSH JU KTHEJMË PËRGJIGJE, FALË NJË SKUADRE SPECIALE NË SHËRBIMIN TUAJ#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 25 mars 2020