JOQ Albania
Home

Ndodh në Kosovë! Deputeti pi cigare në sallën e Kuvendit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 0:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kuvendi i Kosovës votoi me 82 vota pro mocionin për mosbesimin e qeverisë Kurti, në një seancë të jashtëzakonshme e cila nisi prej orës 11:00 të paradites së sotme.

Të pranishëm në sallë ishin 117 deputetë, 82 prej të cilëve votuan pro, 32 kundër, ndërsa një abstenim.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke u bërë qeveria më jetëshkurtër në Republikën e Kosovës.

Ndërkohë një episod i pazakontë është filmuar nga kamerat gjatë kësaj seance, ku një prej deputetëve është parë duke konsumuar cigare brenda ambienteve të Kuvendit.

Bëhet fjalë për deputetin Daut Haradinaj, i cili shihet teksa pi cigare mbrapa deputetit Bekë Berisha, i cili ishte duke folur në seancë.

Kujtojmë këtu që Albin Kurti e drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke u bërë qeveria më jetëshkurtër në Republikën e Kosovës.

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë Kurti u nis nga LDK-ja, e cila u përkrah edhe nga partitë e tjera opozitare.

Ky zhvillim i minutave të fundit ka rikthyer sërish krizën politike në Kosovë, ndërkohë që mendohet se shkak është bërë heqja e taksave ndaj Serbisë, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende në rrugë zyrtare.