JOQ Albania
Home

Infektohet me koronavirus zv.kryeministrja e Spanjës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26/03/2020 0:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Zv.kryeministrja e Spanjës Carmen Calvo ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur qeveria spanjolle, nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Për Calvo ky nuk ishte testi i parë që kryente për Covid-19. Në testin e parë ajo rezultoi negative, por ditën e djeshme zv.kryeministrja e përsëriti testin.

Këtë herë rezultatet treguan se ajo ishte infektuar nga Covid 19.

Tashmë ajo është nën kujdesin mjekësor dhe gjendja e saj shëndetësore paraqitet stabël. Calvo gjithashtu ka vendosur që përgjatë izolimit dhe kurimit për koronavirusin, të vazhdojë të kryejë detyrat e saj si qeveritare nga shtëpia.

Burimi: CNBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania