JOQ Albania
Home

Koronavirusi/ Shefja e infektivit të pediatrisë: Dy fëmijë kanë rezultuar pozitivë
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25/03/2020 22:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë po paraqitet e rënduar, prej Covid- 19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë.

Së fundmi lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë ka folur edhe shefja e infektivit të pediatrisë, Gjeorgjina Kuli.

Sipas fjalës së saj në vendin tonë janë dy fëmijë të prekur nga Covid-19. Ajo u shpreh kështu për ‘A2’:

Vetëm dy fëmijë kanë rezultuar pozitivë. Njëri pa shenja, ndërsa tjetri po trajtohet në shtëpi, nuk ka nevojë për shtrim në spital. Do të preferonim paracetamolin, duhen konsumuar shumë lëngje nga fëmijët dhe ushqim i shumëllojshëm. Këto janë trajtimet kryesore për mjekimin e fëmijëve. Por, nëse pas 4-5 ditësh fëmija ka shenja të rënduara, si frymëmarrje të vështirë apo kollë të fortë, duhet të drejtohemi te mjeku pediatër ose duke komunikuar me 127-n.

Gjatë fjalës së saj ajo ka theksuar se edhe nëse do të kemi shtim të fëmijëve të infektuar me Covid-19 do të krijohet një pavion vetëm për ta me hyrje të veçantë, krejtësisht i izoluar nga pjesa tjetër e spitalit.