JOQ Albania
Home

Mjekët e neglizhuan, ndërron jetë 36-vjeçarja që dyshohej për Covid-19
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 23:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 36 vjeçare ka ndërruar jetë në Britaninë e Madhe, vetëm pak orë pasi mjekët e vizituan në shtëpinë e saj.

Kayla Williams, nënë e dy fëmijëve, ishte ndjerë keq papritur dhe kishte njoftuar menjëherë ambulancën. Sipas bashkëshortit të saj, ajo kishte temperaturë të lartë, kollë dhe dhimbje në kraharor.

Duke parë simptomat, të cilat janë të njejtat me ato të Covid-19, 36-vjeçarja dyshoi se ishte infektuar dhe u vizitua menjëherë. Mirëpo, pas vizitës në shtëpi, mjekët vendosën që të mos e dërgonin në spital, pasi rasti i saj nuk përbënte prioritet në situatën e krijuar nga pandemia.

Bashkëshorti i saj tha:

Njoftova menjëherë ambulancën, pasi bashkëshortja ime nuk po ndihej aspak mirë. Mjekët erdhën e vizituan, por nuk e konsideruan të nevojshme t’a dërgonin atë në spital. Simptomat e saj filluan të përkeqësoheshin, por mjekët më thanë thjesht që ta shtrija në tokë në mënyrë që trupi I saj të qëndronte drejt. Sipas tyre, spitali nuk do e pranonte pasi ajo nuk ishte prioritet krahasuar me rastet e infektuara dhe nuk i bënë as testin.

Burimi: TheSun|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania