JOQ Albania
Home

“Isha me doreza dhe maskë, por u infektova”, flet mjeku durrsak: Për 4-5 ditë kam qenë në gjendje të lodhur
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/03/2020 22:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Beqir Gelaj, është një ndër mjekët e parë që u infektua me koronavirus në vendin tonë.

Mjeku nga Durrësi ka treguar se si u infektua nga virusi nga një paciente e prekur, në kohën kur ka qenë mjek roje.

Ai tregon se 4-5 ditë ka qenë në gjendje të lodhur, ndërsa theksoi se nuk ka pasur simptoma të tjera përveç lodhjes dhe dhimbjes së kokës.

Teksa foli për "Ilva Now", mjeku Gelaj tha:

Isha me doreza dhe maskë, por ndodh në një moment të caktuar që të infektohesh. Për 4-5 ditë kam qenë i lodhur. Nuk kam pasur temperaturë dhe simptoma të tjera. E kam kaluar në kushte shtëpie. Bashkëshortja rezultoi se nuk ishte prekur, rezultoi negativ. Tashmë testet e kryera kanë rezultuar negativ, por do të duhet të qëndrojë dhe për dy javë në shtëpi.

Ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, të respektojnë rregullat, të kujdesen për higjienën e tyre personale, si dhe të mirëushqehen.

Mjeku apeloi:

Një këshillë për të gjithë, është që të qëndrojnë në shtëpi. Të respektojnë rregullat, të mbajnë higjienë dhe të ushqehen mirë.